Fotografi Arian Mavriqi pret në shtëpinë e tij për iftar ushtarët amerikanë
Fotografi i mirënjohur Arian Mavriqi ka pritur për iftar në shtëpinë e tij dy mysafirë të veçantë Joshuan dhe Ethanin.
Mavriqi tha se Joshua dhe Ethan janë dy ushtarët amerikanë, të cilët kanë agjeruar për t’i respektuar ata.
“Ky është një moment i paharrueshëm për mua, pasi kjo ka qenë tradita ime çdo vit, të ftoj mysafirë dhe të ndajmë së bashku këtë moment të shenjtë”, shkroi Mavriqi.