FOTO/ Fillon shpërndarja e pyetjeve të testit të maturës në rrjetet sociale

Sot ka filluar mbajtja e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore për maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e kaluar.

Njëjtë sikurse në afatin e parë edhe kësaj radhe ka pasur shpërndarje të testeve nëpër rrjete sociale të ndryshme.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se shpërndarja e tyre është bërë nëpër grupe të formuara në rrjetet sociale.

Ndryshe, testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen mbi 5 mijë maturantë në gjithsej 59 qendra testimi.

Lexo edhe:  “Vajza ime kishte ëndrra”, flet babai i shqiptares që vdiq në aksidentin e trenave