Foshnja vendoset në kujdes intensiv pasi piu verë gabimisht në shishe

Djali katër muajsh u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit pediatrik Giovanni XXIII në Bari të martën pasi ra në koma etilike që dyshohet se ishte shkaktuar nga pirja e verës.

Kjo ndodhi pas një gabimi në përgatitjen e një shishe për bebe kur lënda alkoolike është përdorur gabimisht për të holluar qumështin pluhur.

Ka qenë nëna e foshnjës ajo që pasi ka kuptuar gabimin e ka shoqëruar në urgjencën e spitalit Perrino në Brindisi, ku foshnjës i është dhënë trajtimi urgjent, përfshirë pastrim stomaku dhe më pas është intubuar dhe transferuar në Bari.

Për rastin është njoftuar edhe prokuroria publike e Brindisit.

Lexo edhe:  Reagon ish menaxherja nga shtëpia e të moshuarve “Orenda”: Ato infermiere janë vetëm një reflektim i vogël, duhet të mbyllet sa më parë