FMN “shuplakë” Qeverisë Kurti, rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2022

Përpjekjet e “jashtëzakonshme” të kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij Besnik Bislimi, e zyrtarëve tjerë qeveritarë se në Kosovë ka pasur rritje të madhe ekonomike gjatë këtij viti, u hodhën përtoke nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas Gabriel Di Bella nga FMN, përveç që ka pasur ngadalësim të rritjes ekonomike, vitin e ardhshëm do këtë me shumë vështirësi  për shkak të inflacionit

Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2022 dhe parashikimet për vitin e ardhshëm janë të vështira për shkak të inflacionit dhe situatës sfiduese ekonomike edhe për Kosovën. Kështu theksoi Gabriel Di Bella me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.

Gabriel Di Bella vlerësoi se rritja ekonomike në përgjithësi për vitin 2022 pritet të jetë 2-3 për qind, përcjell Insjaderi.

Megjithatë, ai theksoi se edhe viti 2023 ka rreziqet e saj, por rritja ekonomike pritet të jetë 3-4 për qind për vitin e ardhshëm.

Ai tha theksoi se nuk është befasi për askënd që lufta në Ukrainë ka krijuar një situatë sfiduese për Evropën, e që nuk bën përjashtim as Kosova.

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve Hekuran Murati pranoi se ka një ngadalësim të normës ekonomike. Por shtoi se për vitin e ardhshëm presin një rritje ekonomike 5.5 për qind.

Sa i përket tërheqjeve të mjeteve të Trustit, ministri Murati sërish është shprehur kundër.

Lexo edhe:  Gjykata vendos: Nuredin Lushtakun dhe dy familjarët e tij në paraburgim edhe për 2 muaj