Flet Shefqet Gjoka që u akuzua nga vëllai se s’po ia lëshon tokën për t’iu ndërtuar shtëpia nga Halil Kastrati

Shtëpia e vjetër e Isuf Gjokajt nga Skënderaj është dëmtuar rëndë shkaku i vërshimeve.

Isufi e kishte në plan që të ndërtonte shtëpinë e re, e ta shembte të vjetrën.

Mirëpo këtë nuk po mund t’a bëjë, pasi me dokumentacion, shtëpia i takon vëllait të tij, Shefqetit, i cili e ka ndërtuar, e i cili aktualisht jeton në Itali.

Isufi thotë se tokë të vetën nuk ka, ndërsa vëllau i tij nga Italia, nuk po e lejon shembjen e shtëpisë.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe Shefqet Gjokën në Itali, i cili ka deklaruar se nuk mund ta shkatërrojë shtëpinë e tij për t’i liruar vend shtëpisë së vëllait.

Ai thotë se është vet Isufi ai i cili e kishte liruar tokën e tij për ndërtimin e shtëpisë së vëllait tjetër, ndërsa tash ka mbetur pa tokë.

‘’Nuk po du me fol kurgjo se e kam vëlla i mirë apo i keq, po as ska biseduar me mua. Po e shoh që ka bo intervista  nëpër gazeta e Facebooka, njerëzit pom ofendojnë,unë shtëpinë e kam ndërtuar në vitin 2001 me forcat e mija, unë nuk kam tjetër shtëpi. Edhe Isufi nuk ka shtëpi, ata janë ndarë pa e pytur askënd, unë jamë më një vëlla tjetër në Itali’’, thotë Shefqeti.

Më tutje ai është shprehur se ky është një rast i çuditshëm.

‘’Unë nuk mundem me ia fal atë shtëpi sepse kur të kthena nga Italia nuk kam ku të jetojë, unë nuk ja kam nxan shtëpinë por vëllau tjetër Xhevdeti, nuk dua që ai mem akuzu palidhje’’, thotë vëllai i Isufit që jeton dhe vepron në Itali.

Lexo edhe:  Qytetari e dorëzon në polici kuletën që e gjeti me mbi 1 mijë e 900 euro, i takonte një mërgimtari