Flet pronari i fabrikës që u digj sot në Prizren: Dëmi është mbi gjysmë milioni euro!

Një fabrikë e dyshekëve është djegur të mërkurën në Prizren.

Sipas pronarit, në momentin kur ra zjarri në punishte nuk po punohej me prodhim meqë ishin duke montuar një makinë te re që kishin marrë nga Turqia.

Ai thotë se vlera e dëmit në fabrikën 1200 metra katror është rreth 500 mijë euro. Për mbi tri orë intervenuan edhe zjarrfikësit që punën ua vështirësoi masa e madhe e sfungjerit.

Vonë pasdite në vendngjarje për të parë rastin dolën edhe ekipet e KEDS-it si dhe komunarët.

Për kompensim akoma nuk dihet veçse këta intervenuan me rrëzimin e një muri që u lakua nga nxehtësia e madhe.

Lexo edhe:  62-vjeçarja thotë se u rrah nga gruaja e dytë e burrit të saj, e lajmëron në Polici