Flet një nga të plagosurit: Kishim veshur rroba të Krishtlindjeve, s’e di pse na gjuajtën

Ka folur njëri nga të plagosurit në Shtërpcë. Bëhet fjalë për Milos Stojanovic, i cili nga Spitali i Graçanicës tha se nuk e di arsyen pse u qëllua drejt tyre.

“Na gjuajtën. Ne kishim veshur rroba të Krishtlindjeve dhe dolëm për të bërë fotografi si çdo vit. Një veturë kaloi, u hap dritarja dhe gjuajtën drejt nesh. Për asnjë arsye, ndoshta sepse ne kishim veshur rroba të Krishtlindjeve”, tha ai.

I njëjti është plagosur në dorë, teksa përveç tij është qëlluar edhe një 11 vjeçar. Lidhur me rastin është arrestuar një person.

Lexo edhe:  Lajm i rëndë: Vdes tragjikisht mërgimtari 30 vjeçar nga Vushtrria