Flet gruaja e Hysen Muzliukajt, tregon sa para u gjetën në shtëpinë e tyre
Është arrestuar mëngjesin e sotëm Hysen Muzliukaj, ish-drejtor i Agim Bahtirit e tash këshilltar i Faton Pecit.
Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit, shkruan “Jepi zë”.
Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.
Lidhje me këtë, ka reaguar gruaja e Muzliukajt, duke treguar shumën e parave që u gjet në shtëpinë e tyre.
Postimi i plotë:
Sqarim:
Kam marr shumë telefonata dhe mesazhe nga familjar dhe miq, për situaten e ndodhur. Dua të ju njoftoj se shuma e përmendur prej 60 mijë euro nuk është gjetur në shtëpinë tonë dhe nuk kanë te bëjne asgjë me ne. Policia ka evidentuar në shtëpinë tonë vetëm 1200 euro, që janë të hyra familjare.
Ne besojmë në drejtesi, sikurse qe besojmë në pafajesinē e plotë të Hysenit.
E vlerësojmë pozitivisht sjelljen e policisë, e cila kishte qasje profesionale sot në mëngjes.