Flet familja e të dyshuarit për dhunimin e 13 vjeçares në Istog, thonë se gjithçka ndodhi me dëshiren e saj!

Mal Zenuni nga fshati Kovragë i Istogut është dërguar në mbajtje pas dëshmisë së dhënë nga familja e një vajze 13 vjeçare. Familja e vajzës pretendon se Mali e ka dhunuar vajzën e tyre dhe e ka kanosur për të mos e treguar rastin.

Ky rrëfim i familjes së vajzës u bë një muaj pas ngjarjes që pretendojnë ata. Në dëshminë e familjes së vajzës thuhet se Mal Zenuni në shtëpinë e tij ka abuzuar me të miturën dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e vajzës.

Por, në kushte anonimiteti njëri nga familjarët e Mal Zenunit ka thënë se vajza i ka shkuar me zor djalit në shtëpi dhe se përveç qëndrimit atje, familjari i tyre nuk e ka dhunuar dhe nuk ka bërë asnjë vepër penale.

Denoncimi është bërë një muaj më pas ngase sipas familjarëve vajza ka qenë e frikësuar nga kërcënimet e të dyshuarit.

I dyshuari dhe viktima janë të komunitetit egjiptian dhe janë fqinj mes vete.

Lexo edhe:  Tre persona të lënduar e gjashtë të arrestuar pas një përleshje fizike në Prishtinë