Flet doktori që ishte pranë babait të Hashim Thaçit deri në momentet e fundit

Mjeku Besnik B. Mehani ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bacës Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë përvojën e tij teksa ishte pranë tij në momentet e fundit në Klinikën e Kardiologjisë.

 

“Pata nderin dhe përgjegjësinë që ta trajtoj dhe mjekoj deri në momentet e tij të fundit. E pashë nga afër përkushtimin tuaj të madh ndaj tij dhe forcën që ju karakterizon si familje,” ka shkruar Dr. Mehani, percjell Jepi zë.

 

Ai ka theksuar se humbja e një prindi është dhimbje e madhe, por kujtimi dhe vlerat e tij do të mbeten të gjalla gjithmonë.

 

Ky mesazh prekës vjen pas lajmit për ndarjen nga jeta të bacës Haxhi, një figurë e njohur dhe e respektuar në komunitet.

Lexo edhe:  Motelet caku i ri i hajnave, mbrëmë u bë "qyl" një i tillë - mësohet çka vodhën