Flet burri që humbi gruan dhe djalin nga vërshimet në Pejë: Shtëpia u përmbyt për 30 sekonda

Familja Ademaj nga Peja përjetoi tragjedi pas vërshimeve të së shtunës. Mirsada, 26-vjeçare dhe djali i saj 5-vjeçar, humbën jetën tragjikisht.

Dritoni, i cili humbi djalin dhe gruan rrëfeu se si uji mori gjithçka në shtëpinë e tyre për 30 sekonda dhe nuk arriti ta shpëtojë askënd.

“Fëmijët i kam kapur në dorë, unë njërin, babi mori vajzën e vogël, shoqja kapi djalin që tashmë nuk është, s’di të ta shpjegoj më shumë, jam munduar t’i shpëtoj të gjithë, pastaj na zuri dhe korrenti, aty e kam humbur komplet ekuilibrin dhe s’kam ditur as ku jam. Për 30 sekonda u mbush gjithë shtëpia me ujë,” – tregoi ai.

Sipas tij, nëse nuk do të ishte për rrymën mund të kishin shpëtuar të gjithë.

Ai vet ka lëndime bashkë me djalin e madh, ndërsa vajza fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Edhe një shtet heq vizat për qytetarët e Kosovës