Flet axha i 18-vjeçarit pas intervistimit nga Policia: Deklaratat për besë po keqpërdoren

Ka përfunduar tashmë intervistimi i Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të Lulzim Fejzullahut, i cili u rrah për vdekje nga dy persona të mitur.

Rrahim Fejzullahu ka treguar arsyen e ftesës në policinë e Kosovës.

Ai thotë se është ftuar për të dhënë një deklaratë lidhur me intervistën e dhënë ku thuhej se fëmijët dhe gratë janë të lirë të lëvizin kurse të rriturit jo, duke aluduar që familja Fejzullahu është mbështetur në ligjet e Kanunit.

“E dhashë një deklaratë lidhur me drejtorin e shkollës i cili më ka ftuar në intervistë me i liru fëmijët nga shkolla, të gjithë janë të lirë për momentin dhe gjithmonë do të jenë. Ia kam lënë prokurorisë, nuk jam kërcënues, nuk mendoj asgjë keq”.

I njëjti gjithashtu tha se deklaratat e tij lidhur me “besën 1 mujore” po keqpërdoren.

“Lidhur me deklaratat e mia të mëparshme, nuk kam menduar në atë aspekt por po keqpërdoret”, tha ai për RTV Dukagjini.

Lexo edhe:  Gjakovarja kërkon ndihmë: E denoncon burrin e varur nga alkooli, por thotë se s’ndihet e rrezikuar