Flet avokati i Sanduloviqit pasi vendosi lule në Prekaz: Liria gjithmonë fiton, vjen nga zemra e njeriut
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq i cili e ka në mbrojtje politikanin Nikolla Sanduloviq, vendosi sot sërish lule te varri i Blerina Jasharit, shtatëvjeçares së vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit të familjes Jashari në Prekaz, raporton Sinjali.
Ai bëri nderimet dhe kërkimfaljen duke thënë se nuk frikësohet nga arrestimi sikur që i ndodhi Sanduloviqit pasi ‘liria gjithmonë fiton’.
“I arrestuar ose jo, unë do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Siç janë plot. Sepse liria nuk vjen nga gjykimet. As burgjet nga hekurat. Liria vjen nga zemra e njeriut. Ne që nuk kemi frikë – sepse njerëzit e mirë s’kanë pse të frikësohen – ne veçse e kemi shpjeguar veten tonë. Prej të gjitha mesazheve që lihen në këtë vend, ky është më i rëndësishmi: Liria gjithmonë fiton”, tha ai para mediave.
Stojkoviq gjithashtu la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit ku shkruante:
“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet, dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘M’fal’”, thuhet në mesazh.