Flet Artan Hajrizi: Fatoni erdhi te unë në Gjermani, m’i vodhi dokumentet
Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizi është lajmëruar në stacioni policor në Gjermani për të treguar të vërtetën lidhur me pretendimet e Serbisë se ai është i dyshuar për vrasjen e një oficieri serb dhe plagosjen e një polici serb.
Autoritetet serbe kanë ngritur akuza ndaj tij për vrasjen e një polici serb mbrëmë pas mesnate.
Por, përmes një lidhje direkte, Hajrizi ka rrëfyere se nuk ka qenë fare në Serbi por ndodhet në Gjermani.
Ai ka deklaruar se ndodhet në Gjermani dhe dokumentet e tij janë vjedhur nga vëllai i tij, Faton Hajrizi.
“Dokumentet mi ka vjedh. Ka ardh te unë me nejt me do shokë. Ka nejt të unë 2 orë. Kjo ka ndodh para dy dite. Unë nuk jam fajtor për këtë punë. Nuk kam qenë në dijeni që mi ka marr dokumentet. Se dokumentet e gjermanisë nuk ja dho kurrkujt. Kam hek 15 vjet me i bo edhe me i prish për një ditë atë se boj. Nuk e kom bo kurrë as nuk e boj”, ka deklaruar ai.
“Çka ka bo ai nuk është e mirë me bo ato sene. Na si familje i kemi thonë mos bo sene. Ato sene nuk janë të mira. Prej që kam ardh në gjermani unë punoj as nuk kam problem me këtë shtet. As në Kosovë nuk kam probleme” deklaroi ai.