“Fleni dathë”, ushtarët e KFOR-it patrullojnë në veri – përfshirë Liqenin e Ujmanit

Ushtarët e KFOR-it kanë zhvilluar patrullime të rregullta në veri të vendit, duke përfshirë edhe zonën përreth Liqeni i Ujmanit, një nga pikat më të ndjeshme strategjike.

Patrullimet janë realizuar në kuadër të misionit për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në zonat me interes të veçantë, ndërsa prania e shtuar e trupave ndërkombëtare vjen në vazhdën e zhvillimeve të fundit në veri.

“Këto aktivitete pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Hoxha Fatmir Latifaj pas namazit të jacisë pajton dy familje që ishin në hasmëri