Të hënën me 5 qershor do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll.
Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arena e ballafaqimit mes SC Gjilanit dhe FC Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.
Tashmë edhe biletat për këtë sfidë kanë dalë në shitje. “Skifterat” e Gjilanit kanë njoftuar se ka filluar shitja e biletave në qendër të qytetit, më saktësisht tek ‘Teatri i Qytetit.
Gazeta Enigma ka siguruar një fotografi ku shihet interesimi i madh për të siguar një biletë për finalen e madhe. Kujtojmë që “kuqebardhët” do vendosen në tribunën ‘VERI’.
Gjilani – Prishtina zhvillohet të hënën me 5 qershor me fillim nga ora 18:00.