Fillon ‘hakmarrja’ ndaj Kiarës, Luizi i dhuron trëndafil banores së re
Luizi është miqësuar me banoren e re, Jori. Ai i ka ofruar asaj rrobat e tij meqenëse modeles ende nuk i ka ardhur valixhja e për më tepër ka bërë një gjest që ka rënë shumë në sy.
Teksa Jori po bisedonte me Maestron dhe Antonetën, Luizi kaloi pranë tyre dhe i dhuroi Jorit një trëndafil.
Në këtë moment erdhi dhe Kiara pranë tyre dhe kaq u desh që Maestro të niste me batuta duke thënë ‘shiko shiko Kiara, plasën trëndafilat’.
Luizi u afrua pranë tyre dhe i tregoi Kiarës çfarë bëri. Kiara thjesht buzëqeshi dhe vazhdoi bisedën me Antonetën.
Nga ana tjetër Luizi nuk ia kurseu përgjigjen Maestros duke i thënë: “Nuk ka mbaruar me kaq, por ti nuk do jesh këtu për t’i komentuar. Do na shohësh nga shtëpia…”.