Fillojnë temperaturat me minus, parashikimi i motit për pesë ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë në pesë ditët e ardhshme.

Në njoftimin e IHMK’së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të fillojnë në minus gradë. Minimalja që parashihet është -1 gradë për pesë ditët e ardhshme.

Ndërkaq, temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 21 gradë.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë- Mot  me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë  e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E martë- Mot me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.Në mëngjes parashihet që në shum vende, kryesishtë viseve të larta dhe rreth  lumenjëve , të ketë mjegull.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Në mëngjes në shum territore parashihet mjegull.Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  me shpejtësi   1-4 m/s.

Lexo edhe:  U arrestuan 6 veta të dyshuar për fajde në Prizren, policia jep detajet për aksionin e djeshëm