Fifi: Kur më ra të fikët në Big Brother, babait tim i çuan mesazh ‘ishalla nuk çohet më’

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Dea Mishel, ka treguar së fundmi në studion e Top Arena me komentet që është përballur pas një ndërhyrje që pati.

Modelja rrëfeu se madje komentuesit i kanë uruar edhe vdekjen, ndërsa të njëjtën gjë deklaroi edhe Fifi.

Këngëtarja nga Ferizaj tregoi se kur i ra të fikët në Big Brother, babait të saj i kanë dërguar mesazhin e rëndë ‘ishallah nuk çohet që aty’

“Janë disa njerëz që komentojnë gjëra ç’njerëzore. Unë kisha dhënë mesazhin për sëmundjet kontrollet e shpeshta dhe kishte njerëz që më uronin dhe vdekjen, ishte e tepërt. Nuk di çfarë të them më tepër. Janë ça gjëra që e kalojnë njerëzoren, uroj që njerëzit të kenë pak më shumë pozitivitet”, u shpreh ajo.

Fifi nga ana tjetër theksoi: “Unë një këshillë kam, a e mban mend kur më ka rënë të fiktë, babait tim i kanë çuar mesazh ‘ishalla nuk çohet’. Kështu mos e vrit mendjen fare, veç uroje prej vetes dashurinë dhe kaq. Mos u merr fare”.
Fifi në ndërkohë ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

E njëjta asokohe u përball me situata të ndryshme, përfshirë edhe këtë moment në këtë reality shou

Lexo edhe:  Vedati pranon një dhuratë interesante pas daljes nga BBVK