Fermeri tallet me Komunën e Skënderajt: E falenderoj Komunën për çertifikatën 1€, a freza është e një shokut valla
Fermeri i njohur drenicas, Smajl Balaj, nijhet për punën e tij të madhe dhe është shembull për të mirë nga të tjerët.
Ai është mjaft i njohur edhe në rrjete sociale me aktivitetin e tij që bën, shkruan Jepi zë.
Së fundmi drenicasi është tallur me Komunën e Skenderajt në lidhje me një mjet të punës dhe “ndihmën” që i ka dhënë institucioni komunal me një çertifikatë.
“E falenderoj Komuna Skenderajt që na e mundesoj me 1€ me nxjerr çertifikaten e lindjes!
A freza është e ni shokut valla😉”, ka shkruar në postimin e tij, Balaj.
Në foto ai ka publikuar edhe mjetin e punës të ngarkuar në rimoriko.
Ndryshe qeverisjet nëpër Komunat e Kosovës shpërndajnë mjete të ndryshme të punës, por duket se fermeri drenicas nuk e ka pasur “fatin” ta marrë një tillë por është detyruar ta huazojë tek një shok i tij./ Jepi zë.