Ferizaj: Voziste nën masën mbrojtëse, policia e “sosë’ dënim 22-vjeçarin

Policia në Ferizaj, sot rreth orës 12:13 në rrugën “Hamëz Jashari” ka ndaluar shoferin F.H (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën e tij nën masën mbrojtëse, ku me ligj parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

“Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në
komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.

“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  “U rrëzuan nga shtypja e pompës”- dy punëtorët e ndërtimit të lënduar në punë, flasin nga kompania