Ferizaj: Arrestohet “bosi i drogës”, Gëzim Çela
Është arrestuar Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “bosi i drogës”.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Çela është arrestuar gna një aksion i EUROFAST-it, pak çaste më parë.
Çela po kërkohej nga autoritetet e drjetësisë në Shqipëri.

Ish-punonjësi i policisë, Çela konsiderohet edhe si “baroni i drogës” në Fushë Kuqe, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës.
Në vitin 2015, Çela është akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, teksa në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.
55 vjeçari akuzohet për trafikim me drogë, si dhe prodhim dhe posedim ilegal të armëve,