Ferizaj: Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë

Arrestohen dy persona për disa vjedhje të rënda në Ferizaj.
Pas një punë intensive hetimore, shikimit të kamerave të sigurisë dhe grumbullimit të infomacioneve në terren, më 05.08.2024 rreth orës 22:00, hetuesit policorë të stacionit në Ferizaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje në Ferizaj.

Të dyshuarit : A.M ( M/K) i moshës 40-vjeçar dhe A.Q ( F/K) e moshës 24- vjeçare dyshohet se gjatë periudhës korrik-gusht të vitit 2024 kanë vjedhur para të gatshme në disa lokale të Ferizajt:

 Me datën 31.07.2024 në një lokal në rrugën ‘’Drtion Islami’’ në Ferizaj
dyshohet se kanë vjedhur 1050 euro.

 Me datën 02.08.2024 në një lokal në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Ferizaj , dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme 150 euro.

Lexo edhe:  Mërgimtarë të shumtë rrugës për në Kosovë, pritja tek Dheu i Bardhë deri në një orë