Fëmija tetëmuajsh gëlltit prerësen e thonjve, mjekët ia heqin nga fyti me operacion
Fëmija 8 muajsh gëlltit prerësen thonjve, mjekët mrekullisht ia heqin nga fyti me operacionin.
Fëmija e kishte gëlltitur gabimisht gjatë lojës prerësen, ndërsa iu nënshtrua operacionit të vështirë të hënën më 19 shtator në qarkun Nashik në Indinë Perëndimore.
Në fotot e publikuara nga mediat britanike, vogëlushi shihet i shtrirë teksa një grup mjekësh specialistë realizojnë mrekullinë duke nxjerrë pas 1 ore operacion, prerësen 5 cm të gjatë.
Ndërkohë, një radiografi e tregon qartë kontraptin e vendosur në qafën e foshnjës, pothuajse duke bllokuar të gjithë fytin e tij.