Fëmija bie mbi “tupanin elektrik” dhe i digjen duart në një kopsht privat në Mitrovicë
Në qytetin e Mitrovicës funksionojnë disa kopshte private të cilat nuk dihet nëse po i zbatojnë të gjitha rregullat dhe kufizimet e parapara sipas ligjit.
Por një kopshti të njohur në Mitrovicë i ka ndodhur një incident i rëndë me një fëmijë, shkruan Jepi zë.
Burime të “Jepi zë” marrin vesh se fëmiju ka rënë mbi “tupan” elektrik dhe ju kanë djegur duart duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Kjo pajisje nuk dihet nëse lejohet që përdoret brenda kopshtit kur qëndrojnë fëmijët e vegjël.
Sipas këtyre burimeve, rasti është denoncuar edhe në Polici nga vet prindi i fëmijës.
Ndryshe, në disa kopshte së fundmi është përdorur edhe dhunë ndaj fëmijëve, ndërsa në Mitrovicë funksionojnë disa çerdhe e “qëndrime ditore” në objekte jo adekuate./ Jepi zë