Fëmija 2 vjeç iu zhduket prindërve në plazhin e Velipojës, e gjen Policia

Një fëmijë dy vjeçar kishte humbur në plazhin e Velipojës, të dielën. Atë e kërkuan Policia e Shtetit, zyrtarët policorë fëmijën e dërguan tek prindërit e tij.

Sipas PSh-së, fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e djalit, i cili gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes”, thuhet në njoftim.

Prindërit e djalit falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe përkushtimin në këtë rast.

Lexo edhe:  Presidentja Osmani: Sa më afër nesh mërgata, më e zhvilluar dhe më e fuqishme Kosova