Fatmir Spahiu: Nëse nuk fillon mësimi të vendosim një kurorë në shkolla që ta shpallim arsimin të vdekur

Greva në arsim ka hyrë në javën e katërt dhe akoma nuk ka ndonjë marrëveshje mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës.

Sindikalistët ndërkohë janë duke kërkuar rritje të pagës prej 100 euro, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për Pagat.

Për gjendjen aktuale ka reaguar aktori i njohur nga Gjilani, Fatmir Spahiu.

Ai thekson se nëse të hënën nuk fillon mësimi, është mirë që të shkohet në shkolla e të vendoset një kurorë, që ta shpallim arsimin të vdekur.

“Është mirë të hënën, nëse nuk fillon mësimi, të shkojmë deri të shkollat edhe me vendos nga një kurorë, një lutje të vogël Perëndisë dhe ta shpallim arsimin e vdekur”, tha aktori.

“I lehtë të qoftë dheu, viti shkollor 2022/23”, vazhdoi më tej Spahiu.

I njëjti kujtojmë që është i martuar prej shumë vitesh dhe ka dy djem.

Lexo edhe:  Burri nga Malisheva e rrah punëtoren e lokalit të natës e bën për spital, vet përfundon në polici