Fatmir Limaj shkon në Hagë për të vizituar Thaçin dhe të tjerët

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, të mërkurën ka udhëtuar për në Hagë.

Ai sot do të vizitojë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendin e Kosovës Kadri Veseli, ish- zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.

Ish-eprori i UÇK-së do ta takojë edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Pikërisht kjo vizitë bëhet edhe në periudhën kur para 17-vjetësh Fatmir Limaj, ishte liruar nga Haga.

Kreu i NISMA-s Socialdemokrate po shoqërohet në këtë vizitë edhe nga kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati

Lexo edhe:  Vajza 15-vjeçare në Prizren u ngacmua për muaj me radhë nga një person, e përcjellte në rrugë dhe i linte mesazhe