Fatkeqësi në Turqi: Përplasen dy helikopterë ushtarakë, kishte ushtarë të FSK-së në atë kazermë

Dy helikopterë ushtarakë në Turqi u përplasën në ajër të hënën, duke shkaktuar rrëzimin e njërit prej tyre dhe duke lënë të vdekur gjashtë personel ushtarak në bord, thanë zyrtarët.

Lidhur me këtë, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci është shprehur i tronditur dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve.

“Jashtëzakonisht i tronditur me lajmin e sotëm rreth aksidentit ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet. Shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta autoriteteve shtetërore turke, ministrit Yaşar Güler, Forcave të Armatosura Turke dhe familjarëve të ushtarakëve të vdekur”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai shton se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që janë aktualisht atje duke ndjekur trajnimet, kanë qenë larg vendit të ngjarjes dhe janë mirë e të sigurt.

“Fatmirësisht, pjesëtarët e FSK-së të cilët aktualisht janë duke ndjekur trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurt. Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin turk. Qoftë i paharruar kujtimi për martirët!”.

Lexo edhe:  Tentim vrasje në Gjakovë: Theren me thikë dy të mitur, njëri dërgohet në QKUK me plagë të rënda