Fat në fatkeqësi: Burrit në Vushtrri që tentoi të gjuajë në drejtim të 20-vjeçarit, s’i shkrep arma – arrestohet

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Personat e armatosur shpesh herë ato i përdorin për të kërcënuar ata me të cilët kanë telashe, por ka raste që përpos që i frikësojnë, i shkrepin ato dhe gjithçka përfundon tragjikisht.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Stanovc i Ulët i Vushtrrisë, ku gjatë një rrahjeje, një 26-vjeçar i ka drejtuar armën një personi.

Sinjali mëson se i dyshuari me armë në dorë kishte shkuar në drejtim të viktimës të cilin e kishte sharë e kërcënuar. I njëjti kishte ngrehur tri herë këmbëzën e armës, mirëpo arma nuk kishte shkrepur gjë e cila i kishte mundësuar 22-vjeçarit që t’i kundërvihet dhe t’ia marrë armën nga dora.

Ndërkohë rastin e ka denoncuar në Polici, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar armën që dyshohet se u përdor nga i dyshuari. 26-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Lexo edhe:  Gruaja denoncon ish-burrin për kanosje, 27-vjeçari shpallet në kërkim policor