Fasulja arrin të krahasohet me mish- 10 euro kilogrami i fasules në tregun e gjelbër
Në kuadër të shtrenjtimit të jetës për qytetarët, thuajse gjithçka ka shkuar në nivele të larta të çmimeve.
E më e vështira për qytetarët është bërë furnizimi me gjëra elementare ushqimore, e ato të higjienës.
Derisa kilogrami i mishit muaj më parë kishte shkuar në mbi 10 euro, ngjashëm tani është edhe çmimi i fasules.
Në tregun e gjelbër në Prishtinë, kilogrami i fasules ka arritur në 10 euro, shkruan lajmi.net.
Të shqetësuar për këtë natyrisht se janë shprehur shumë qytetarët, e nga ana tjetër tregtarët janë munduar të arsyetojnë këtë rritje të çmimit.
Qytetarët madje janë shprehur të habitur se si çmimi i fasules po arrin të barazohet me atë të mishit.
Qytetarët kanë deklaruar se dikush po e shet me 8 euro kilogramin, e disa të tjerë me 10, por që të dyja janë tepër të larta