FAST-i i Policisë së Kosovës arreston edhe një të kërkuar nga INTERPOL-i
Sot njësiti FAST e Policisë së Kosovës kanë arritur ta arrestojnë një person në kërkim nga INTERPOL-i.
I dyshuari me urdhër arrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë nën dyshimin për veprimtari penale, respektivisht “ kultivim të bimëve narkotike”, informon policia.
“Me vendim të prokurorit kompetent personi i arrestuar dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, njofton policia.
Njoftimi i potë:
Policia e Kosovës po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, sot më 12.10.2023, njësiti FAST-Kosova nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit e PK-së, kanë arritur ta arrestojnë një person në kërkim nga INTERPOL-i.
I dyshuari me urdhër arrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë nën dyshimin për veprimtari penale, respektivisht “ kultivim të bimëve narkotike” Me vendim të prokurorit kompetent personi i arrestuar dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen në funksion të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit në përgjithësi.