“Fantazma” e gjeneruar me AI që po qarkullon në rrjete sociale, KMSHK kërkon raportim të kujdesshëm

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, informon qytetarët se raportimi në disa media për një “fantazmë” që “shëtitet” nëpër rrugët e Kosovës është i pasaktë, pasi që bëhet fjalë për një përmbajtje të gjeneruar nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (AI). 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), thotë se ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me këto përmbajtje dhe fton mediat “të kenë kujdes që përmbajtjet e ngjashme t’i verifikojnë dhe të mos i shpërndajnë, sepse mund të shkaktojnë panik”.

“KMShK bën thirrje që raportimet të bëhen kujdesshëm, të jenë korrekte dhe të bazuara në Kodin e Etikës”, thuhet në reagim.

Lexo edhe:  Vdes në Zvicërr atdhetari dhe veterani i arsimit nga Drenica