Fantastike: Milot Rashica e feston trofeun e Superkupës me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë
Besiktasi ka arritur të triumfojë në finalen e Superkupës së Turqisë ndaj Galatasarayt.
Besiktas këtë e ka bërë madje me një rezultat të thellë, duke e mposhtur hiç më pak se 5-0 gjigantin turk, shkruan Sinjali Sporti.
Milot Rashica luajti 86 minuta në këtë duel, ku pati një performancë solide, teksa u kurorëzua në fund me titullin e Superkupës.
E pas përfundimit të ndeshjes, Milot Rashica u përkujdes që të festojë me flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë teksa Besiktas ngriti titullin lart.
Ky është trofeu i dytë në pak muaj me klubin turk për Rashicën, pasi fitoi më herët edhe Kupën e Turqisë.