Familjet nga Mitrovica që u vendosen në hotele pas vërshimeve, ankohen për ndihma
Shumë familje në Mitrovicë të Jugut kanë mbetur pa kulm mbi kokë, pasi uji ua përmbyti krejt shtëpitë.
Disa janë sistemuar nga komuna nëpër hotele, e disa të tjerë nëpër familjarët e tyre.
Pavarësisht këtij strehimi të përkohshëm, këta janë të shqetësuar se çka do të ndodhë me ta tutje.

