Familjarja e ish-kandidatit të VV-së punësohet në Ministrinë e Mbrojtjes

Familjarja e ish-kandidatit të VV-së punësohet në Ministrinë e Mbrojtjes

Arbesa Meholli, gruaja e vëllait të ish-kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri, Sylejman Meholli, është punësuar si zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas dokumenteve zyrtare, Arbesa Meholli është shpallur fituese e konkursit për pozitën “Zyrtar i Administratës”, me vendim të datës 30 maj 2025. Në këtë proces përzgjedhjeje kanë marrë pjesë edhe dy kandidatë të tjerë, por Meholli është vlerësuar si më e suksesshmja.


Gazeta Insajderi ka mësuar se ajo është familjare e afërt e një zyrtari të lartë të VV-së në Vushtrri – konkretisht, bashkëshortja e vëllait të Sylejman Mehollit, kryetar i degës së partisë në këtë komunë.

Ky i fundit ka qenë kandidat për deputet nga Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, por nuk ka arritur të sigurojë mjaftueshëm vota për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, Insajderi kishte raportuar ditë më parë se Meholli ka aplikuar edhe për pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri.

Ai është futur në listën e kandidatëve që kanë kaluar fazën e verifikimit dhe pritet të mësohet nëse do të zgjidhet në këtë pozitë.

Lexo edhe:  Kjo është pajisja e gjurmimit GPS që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi