Familjarët e pacientit godasin ambulancën gjatë transferimit, plagosen infermieri dhe shoferi

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot gjatë transferimit të një pacienti për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Autoambulanca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, në të cilën ndodheshin pacienti, mjeku, infermieria dhe shoferi, është goditur nga pas nga një veturë ku ndodheshin familjarë të pacientit.

Si pasojë e këtij aksidenti, mjeku ka pësuar frakturë në dorë dhe po trajtohet në QKUK. Gjithashtu, Infermieria dhe shoferi kanë marrë lëndime më të lehta. Pacienti fatmirësisht ka dalë pa lëndime.

Pas incidentit, pacienti është transferuar me sukses në QKUK nga një ekip tjetër me autoambulancë tjetër të spitalit.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh solidaritet dhe uron shërim të shpejtë për mjekun dhe të gjithë të lënduarit, duke theksuar përkushtimin e personelit shëndetësor që edhe në situata të vështira vijon të ofrojë kujdes profesional dhe me përgjegjësi.

Lexo edhe:  Greqi – babai përplas aksidentalisht vajzën e tij 3-vjeçe, ajo ndërron jetë në spital