Familja Zhara nga Peja kërkon ndihmën tuaj, djali i tyre dyvjeçar ka nevojë për transplantim të veshkës
Leart Zhara, dyvjeçar nga Peja është diagnostikuar me “Insufficienca Renalis Chronica – Ren Policisticum”.
Kjo sëmundje kërkon trajtim jashtë vendit, për transplantim të veshkës.
Familja Zhara nga Peja kërkon ndihmën e bamirësve në mënyrë që t’i sigurojë mjetet financiare – 32 mijë euro.
“Për ne si familje kjo shumë është e papërballueshme. Lusim të gjithë ata që kanë mundësi të na ndihmojnë ta shpëtojmë jetën e Leartit të vogël. Gjendja e Leartit është rënduar. Ju lutem është urgjente”, është apeli i familjes Zhara.
Nr e telefonit: 044793179 dhe 049167126