Familja e vogëlushes 2 muajshe që ndërroi jetë kthen 15,500€ e mbledhura për të, organizatorët ia japin të riut që do të operohet këto ditë

Vogëlushja Noela Osman fatkeqësisht ndërroi jetë ditë më parë

Qytetarët u organizuan që të mbledhin të holla për shërimin e saj por ajo nuk arriti të ia dal.

Pasi vajza dy muajshe u nda nga jeta, familja Osmani vendosi që 15,500€ e mbledhura për të t’i dhurojë për të riun nga Nerodimja, Shkëlqim Biba, i cili do të operohet këto ditë.

Njoftimi i plotë:

Familja e vogëlushes Noela Osmani nga Elezaj-Kaçanik kthen të gjitha paratë e mbledhura për të❤️

Noela 2 muajshe tri ditë më parë ndërroi jetë, lusim Zotin që ta mëshiron shpirtin e saj të njomë💔
Familja e saj sot na dorëzoi të gjitha paratë e mbledhura për shërimin e saj, andaj së bashku vendosëm që 15 mijë e 500 euro t’ia dedikojmë të riut ferizajas Shkëlqim Biba 31 vjeçar nga Nerodimja, që do të operohet këto ditë, e ka mbetur shumë keq nga një lëndim në trupin e tij.
Zoti e meshiroftë Noelën, e Zoti e shëroftë Shkëlqimin plotësisht t’i kthehet familjes shëndosh e mirë🤲

Kjo traditë e mirë në Ferizaj që të kthehen paratë rastin tjetër që ka nevojë, njihet kudo tashmë në Kosovë e më gjerë.

Çdo ditë ne heqim halle të njerzëve, gëzojmë familje dhe japim shpresë për jetë më të mirë.
Faleminderit❤️
Ferizaj e Kaçanik

Lexo edhe:  “Do t’iu vras”/ Nëna në Mitrovicë të Veriut denoncon të birin në Polici, thotë se e kërcënoi me jetë