Familja e Faton Hajrizit sot dorëzon padi dhe kallëzime penale ndaj Kurtit, Bislimit e Haxhiut

Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, do të dorëzojë padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Këtë, avokati Gjini pritet ta bëjë sot në ora 13:30. Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse do të bëhet kjo padi.

I pranishëm aty do të jetë edhe vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi.

Faton Hajrizi, u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë.

Lexo edhe:  Nga sot, Gjermania do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar në vit nga Ballkani