Familja e Faton Hajrizit pas disa ditë heshtje ju drejtohet qytetarëve

Pas disa ditë heshje, familja e Faton Hajrizit ju është drejtuar qytetarëve me një mesazh.

Përmes një postimi, familja ka falenderuar të gjithë ata që janë interesuar dhe ngushëlluar ata, shkruan Jepi zë.

Postimi plotë:

NJOFTIM, nga familja e Mustafë Hajrizi!

Familjar, miq, shokë, shoqëri e nderuar e Faton Hajrizit, dhe bashkëqytetar!

Së pari ju falënderojmë nga zemra për interesimin tuaj të treguar gjatë këtyre ditëve për të shprehur ngushëllimet e juaja të sinqerta!
Meqenëse nuk kemi informacione se kur do të na dorëzohet trupi i të ndjerit, (e pamja nuk do të mbahet deri në njoftimin e radhës, për këtë presim mirëkuptimin tuaj)!

Ndërsa për ceromoninë e varrimit dhe te pamës do të ju njoftojmë me kohë.

Me respekt familja Hajrizi!

Lexo edhe:  Rrahje brutale për një fjalë goje në një kafeteri të Gjilanit, tre persona ia thyejnë këmbën 43-vjeçarit