Familja e burrit që u godit për vdekje ia ‘falë gjakun’ familjes së të dyshuarit

Në fshatin Ballancë të Vitisë u varros sot Mustafa Zeqiri, 87-vjeçar që dyshohet se u godit për vdekje nga automjeti i Drilon Frangut në fshatin Kllokot.

Pavarësisht dhimbjes, familja Zeqiri vendosi t’i falë gjakun familjes Frangu, duke vepruar sipas parimeve të Kanunit.

“Një vepër shembull e familjes Zeqiri e cila edhe përkunder dhimbjes me rastin e humbjes së: prindit, vëllaut, gjyshit Mustafa Zeqiri, e fali familjen Frangu nga fshati Sllatinë e Ulët, duke treguar se njeriu tregohet më burrnor edhe kur falë”, thuhet në mbishkrimin e videos nga faqja jozyrtare e këtij fshati në Facebook.

Lexo edhe:  Ky dyshohet se është i riu që u arrestua për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri