Familja e 18 vjeçarit kërkon ndihmë- Ka lëndime të rënda, një natë në spital kushton 1500 euro

Imami Abdurrahman Bejtullahu në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë një apel për ndihmë.

Ai ka publikuar rastin e 18 vjeçarit, Blend Dodaj, i cili si shkak i një aksidenti ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas Bejtullahut, djali nga Gjakova aktualisht është duke u trajtuar në Shkup, ku një natë qëndrim në spital kushton 1 mijë e 500 euro.

Screenshot

Ai ka kërkuar ndihmë nga të gjithë njerëzit vullnetmirë që t’i ndihmojnë familjes Dodaj për t’i përballuar shpenzimet e shërimit të birit të tyre, pasi sipas imamit, ata gjenden në kushte të vështira ekonomike.

Ky është postimi i plotë i Abdurrahman Bejtullahut:

Blend Dodaj I lindur me 02.08.2006 ne Gjakovë ka pësuar nje aksident të rëndë.

Blend është duke u trajtuar në spitalin e Shkupit (Cistina) për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë, dhe përballë tij janë shpenzime të konsiderueshme mjekësore.Ne një nate qendimi ne spital kërkohen 1,500 euro . Për të përballuar kostot e trajtimit dhe të operacioneve të nevojshme, kërkohet një shumë prej 45,000 euro. Për fat të keq, familja e Blendit gjendet në kushte te veshtria ekonomike dhe nuk janë në gjendje të përballojnë keto shpenzime te larta pa ndihmën e të tjerëve.

Jemi në kërkim të ndihmës monetare nga njerëz bujarë si ju, që të mund ta ndihmojmë Blendin të marrë kujdesin mjekësor që i nevojitet. Çdo kontribut do të bëjë një ndryshim të madh dhe do të jetë jashtëzakonisht i vlerësuar.

Nëse keni mundësi të ndihmoni, ju lutemi të kontriboni përmes

Adem Dodaj (babai )

Llogarisë bankare RAIFFEISEN BANK : 1506030001916352

Për më shumë informacione ose nëse keni ndonje pytje mund të kontaktoni ne ket nr tel : 044939264 Çdo mbështetje, sado e vogël, do të ndihmojë shumë në këtë situatë të vështirë.

Lexo edhe:  Polici që dha dorëheqje: Nuk kam menduar ta lëshoj Kosovën, por paga prej 420 euro nuk më mjafton

Ju falënderojmë nga zemra për ndihmën tuaj dhe për mbështetjen në këtë kohë të vështirë për Blendin dhe familjen e tij.

Me respekt dhe mirënjohje të madhe,