Eurodeputeti katalunas kritikon ashpër Spanjën: Pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe e pakthyeshme
Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, ka dhënë një fjalim të fuqishëm për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike, shkruan lajmi.net.
Në një postim në Twitter, në të cilin ka shpërndarë fjalimin e tij, Sole ka kritikuar ashpër Spanjën e cila nuk po e njeh Kosovën.
“Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike.
Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet.
Pengimi i perspektivës Europiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian.
✊🏼La independència de Kosovo és irreversible, legal i democràtica.
❌ El no reconeixement per part d’Espanya és relfexe de la por a sentar precedents en quan a les vies per esdevenir un estat.
🗣Obstaculitzar la perspectiva europea de Kosovo és egoista i ens debilita com a Unió pic.twitter.com/CxrnyoUBAb
— Jordi Solé🎗🇪🇺 (@jordisolef) July 6, 2022