Eskorta e Kurtit gjuhet me ve në Skenderaj Mehani i VV-së akuzon Sami Lushtakun

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, e ka konfirmuar informacionin se eskorta e kryeministrit në detyrë Albin Kurti është gjuajtur me vezë në atë qytet.

Me anë të një statusi në Facebook, ai ka akuzuar drejtpërdrejt ish-kryetarin e komunës së Skenderajt Sami Lushtakun, për të cilin thotë se qëndron pas sulmit të sotëm me vezë.

“Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në”.

“Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vëmendje me skandale”.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Shpëtuan mrekullisht të aksidentuarit me kamion, pësuan vetëm lëndime të lehta