Eskalon Gërvalla, i referohet Haradinajt si “i ashtuquajtur hero” dhe “gjeneral i vetëshpallur”
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i është referuar Daut Haradinajt si “të ashtuquajtur hero të Çakorrit” dhe “gjeneral të vetëshpallur”.
“Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje”, tha Gërvalla.
“Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë”, tha Donika Gërvalla nga Deçani.
“Ende pa i fshirë fotografitë me Radojçiqin, thotë që kryeministri dhe qeveria e juaj qenka bashkëpunëtore e Serbisë. Ky kryeministër që Radojçiqin e mposhti në Banjskë, ia shkatërroi bandat, ia konfiskoi pasurinë marramendëse e dëboi nga Kosova, dhe e izoloi përgjithmonë në Serbi”, tha ajo.