Eskalon debati në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Ola i hedh ujë në kokë Vserlos

Vserlo dhe Ola janë dy nga tre banorët e rinj të Big Brother VIP Albania që u futën në këtë format të shtunën.

Këngëtari ka ndezur shtëpinë që në hyrje duke shkaktuar debate me shumë nga banorët.

E së fundmi pati edhe një përplasje me Olën, me të cilën ishte duke qëndruar në një pjesë të oborrit.

Derisa po hidhnin fjalë në drejtim të njëri-tjetrit, ku Vserlo i thotë se ka hyrë vetëm për të bërë reklama në Instagram, banorja u tregua e ashpër.

Ajo në një moment ia hedh një shishe plastike me ujë në kokë konkurrentit të këtij formati.

Lexo edhe:  “Më mirë tash se me lënë me u bë vonë”, Ana – Kevin ndahen ende pa filluar lidhjen