Eskalimi i Tik Tokerëve- Nipi i Shani Tmerrit rrahë Blertonin, shpërndahet videoja

Një video live e TikTokerëve, problematik është duke u shpërndarë në këtë rrjet.

Artioli në bashkëbisedim me personin e njohur me nofkën “Shani Tmerri” tregon se si e ka rrahur tiktokerin Blerton Sadrija, shkruan Insajderi.

Artioli që e ka daj “Shani Tmerrin” le të kuptohet se ka ushtruar dhunë ndaj Sadriajt për ‘hatër të tij’.

Artioli: E kam një suprizë për ty daj.

Shani Tmerri: M’ treguan ma herët që e ke rreh, thash e kanë babën me Ramush Haradinajn që 30 vjet, mos u ba marak.

Artioli: Daj këta e kena përdredh.

Shani Tmerri: Eh more Blerton Sadrija të kam thanë që rrehesh.

Artioli ia dërgon videon se si e ka rrahur dhe shprehet: Si shpejt e kemi kry rrap tap ai.

Ndërsa në një video tjetër po ashtu live shfaq videon se si është rrahur Blerton Sadrija.

Lexo edhe:  Xhamia e madhe po vazhdon ndërtimin me hapa të shpejtë