Eskalim i situatës në veri, Gjermania: Nuk ikim nga Kosova, misioni në KFOR të zgjatet

“Ruajtja e paqes në Ballkan është përgjegjësia jonë“. Me këtë argument, deputetët gjermanë përkrahin zgjatjen e misionit të ushtrisë gjermane në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.

Përveç koalicionit në pushtet të tri partive, SPD, të gjelbrit dhe liberalët, edhe partitë opozitare Kristiandemokrate i dhanë mbështetje propozimit të qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të Bundesvehrit, si pjesë e KFOR-it në Kosovë.

“Na duhet një KFOR i aftë për veprim për të reduktuar potencialin e vazhdueshëm për konflikte dhe përshkallëzim në veri të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha Florian Hahn.

Lexo edhe:  Policia gjenë një mini- bunker në argjendarinë “Baraku”