“Është shumë i ulët…”, Rrahmani i reagon ashpër Xhulit pasi pyetet nëse është në lidhje me të

Kapiteni i Kombëtares, Amir Rrahmani ka sqaruar aludimet që mes tij dhe ish banores së “BBVK”, Juliana Nura mund të ketë nisur diçka.

Këto aludime erdhën pas një fotografie ku shiheshin të dy së bashku.

Rrahmani i ka mohuar këta zëra duke thënë se është një gjest i ulët nga ana e Xhulit, pasi ajo i kishte kërkuar fotografi e më pas ua kishte dërguar mediave.

“Nuk ka asgjë të re, është një sen shumë i ulët me të kërku dikush foto e pastaj me ua dërgu mediave, as vet mos me postu. Për mu është shumë e ulët prandaj kom vendos mos me reagu. Jam single dhe nuk ka asgjë të re”, tha kapiteni dardan në një intervistë për RTV Dukagjinin.

Lexo edhe:  Kallashi kthehet fuqishëm nga feja